Situatë e tensionuar në Kuvendin e Shqipërisë për mospjesëmarrjen e Kryeministrit Rama në seancën e sotme.

Opozita kërkoi sot që kryeministri Edi Rama të jetë i pranishëm në seancë. Kryetarit i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi Kuvendi tha se nuk mund të vijojë mbledhjen pas ngjarjeve të fundit të ndodhura, ndërkohë që kryeministri nuk është i pranishëm.

“Ndërprisni seancën dhe kërkojini kryeministrit të vijë këtu. Është e papranueshme që Rama fshihet pas Rrajes për Krujën dhe pas Ahmetajt për inceneratorët- tha Bardhi

Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka bërë thirrje që në seancën e sotme plenare të ndryshohet rendi i ditës dhe të diskutohet për Arben Ahmetajn dhe kërkesën e SPAK për t’iu hapur rruga arrestimit të ish-zv. kryeministrit. Berisha tha se Ahmetaj u njoftua 4 orë para se SPAK të njoftonte Kuvendin, ndërsa iu drejtuar Damian Gjiknurit me pyetjen: E përcolle ti në Kakavijë? Edhe Jorida Tabaku i kërkoi me tone të ashpra  maxhorancës që  qeveria duhet të jap llogari për çështjen ‘Ahmetaj’ dhe me ironi, Tabaku tha se gjysma e grupit parlamentar të PS-së, përmendet në dosjen e SPAK, gjë që sipas saj sot qeveria duhej të largohej.

Këtyre akuzave iu kundervu Ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Spiropali tha se nëse ka një gjë që nuk na kompleksoni dot, është raporti jonë me drejtësinë, kurse Manja theksoi se  heshtja e tyre sot ka të bëjë me respektin për drejtësinë, mos e merrni heshtjen për dobësi.

Debati vazhdoi i ashpër mes deputetit të PD-së, Gazmend Bardhi dhe socialistes Ermonela Felaj pasi kjo e fundit iu drejtuar kreut të grupit të PD duke i thënë ‘palaço’. Bardhiakuzon Felaj siFamilje hajdutësh dhe që nuk duhet të ishte aty pasi është pjesë e dosjes së SPAK.

Fjalor fyes ka përdorur edhe deputeti Braçe.

Ajo që bie në sy është fakti që të gjithë deputetët e opozitës përkrahën Kryetarin e Grupit Parlamentar Gazmend Bardhi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds