Këshilli Bashkiak vazhdoi mbledhjen me pikat e rendit të ditës që janë:

  1. Miratimi i fondit për familjet në nevojë që janë që do të trajtohen me ndihmë ekonomike deri në 6% të fondit të kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike si dhe ato që do të trajtohem me fondet e buxhetit vendor për muajin korrik 2023.
  2. Shtesa në V.K.B.-në nr, 06 i datës 02.01.2023 “ Për miratimin e listës së subvencionit të qerasë për familjet e pastreha që banojnë me qera në tregun e lirë dhe nuk kanë të ardhura të mjaftueshme të përballojnë vetë të gjithë vlerën e qerasë.
  3. Ndryshim dhe shtesë në vendimin nr.117 dt 21.12.2022 “ Për sistemimin e taksave dhe tarifave vendore, administrimin e tyre ne Bashkinë Lushnjë dhe penalitetet për kundravajtjet administrative për vitin 2023”.
  4. Hapja e adresës dytësore të Ndërrmarrjes së Pasurisë Publike dhe shfrytëzimin e karrierës me vendndodhje “Kodra e Pusit” Njësia Administrative Karbunarë, zona kadastrale 1181, pasuria nr.232 Bashkia Lushnjë dhe pika të tjera.

Mbledhja u shoqërua me debate. Debate pati propozimi ku Kryetarja e Bashkisë kërkoi miratimin e tarifave për hapjen në shtator të tregut të gjësë së gjallë  që do përfshijë gjithë zonën e Lushnjes në tregun e njësisë Administrative Bubullimë fal një financimi nga qeveria Italiane. Gjithashtu kërkoi edhe uljen me 2000 lekë te tarifave për tregtarët që aktualisht punojnë në tregun industrial të Bubullimës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds