Kjo vlen për besimet e bazuara tek Krishti. Në disa vende të botës, Dita e të Gjithë Shenjtorëve është festive e duke qenë se fill pas saj vjen Dita e të Vdekurve, shumë njerëz i përkujtojnë që më 1 nëntor të afërmit e tyre të ndarë nga jeta.

Dita e të Gjithë Shenjtorëve njihet ndryshe edhe si një ditë feste që vëzhgon jetën e shumë shenjtorëve për të cilët nuk ka ditë feste specifike gjatë vitit. Ajo është pjesë e treditëshit kushtuar kujtimit të të vdekurve, duke filluar me Halloween-in (më 31 tetor) e pasuar nga Dita e të Gjithë Shenjtorëve (1 nëntor), si dhe Dita e Gjithë Shpirtrave (më 2 nëntor).

Dita pasardhëse, 2 nëntori, shënon një moment lutjeje dhe përkujtimi për të afërmit, miqtë e po ashtu të huajt që nuk jetojnë më.

Fillimet e kësaj feste datojnë në shekullin IV. Në Antioki kremtohej të dielën e parë pas Rrëshajve. Në shekullin VII, data u caktua me 13 maj, dita e kushtimit të Panteonit Shën Marisë së martirëve, por Gregori IV e vendosi kremtimin në 1 nëntor, pas të korrave vjeshtore, kur dhe ishte më e lehtë të sigurohej ushqimi për shtegtarët e shumtë që pas punëve verore ktheheshin në pelegrinë.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, SHBA e në Kanada megjithëse festimet e Halloween-it kryhen më 31 tetor, përsëri lidhen me Ditën e Gjithë Shenjtorëve. Gjatë shekullit të 20-të, kjo festë u kthye pothuaj tërësisht në laike edhe pse ende mbeten grupe të caktuara të krishterësh që vazhdojnë ta kremtojnë. Gjithsesi, Halloween-i nuk është një festë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo në Kanada./TAR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds