Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka vlerësuar kontributin e Shqipërisë në mikpritjen e qytetarëve afganë përgjatë procesit të zhvendosjes së tyre.
Vlerësimi është dhënë nga përfaqësues të Zyrës për Koordinimin e Përpjekjeve për Zhvendosjen e Afganëve (CARE).
“Një Certifikatë Vlerësimi për punën e Ministrisë Brendshme dhe strukturave të Policisë së Shtetit gjatë këtij procesi”, e ka cilësuar Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në një postim duke shpërndarë pamjet e takimit në zyrat e DASH.
Ai shoqërohej në takimin e mbajtur në Uashington nga Ambasadori shqiptar në Shtetet e Bashkuara.