Sot përfundoi Kampionati i 15-të i Shahut për shkollat 9-vjeçare që zgjati 4 ditë. Morën pjesë 70 fëmijë nga 15 shkolla. Ky aktivitet u organizua nga Qendra Kulturore e Fëmijëve në bashkëpunim me Zyrën Vendore Arsimore. E ftuar ishte edhe Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa e cila u premtoi fëmijëve se do të krijojnë një sallë për shahun dhe do të marrin një instruktor nga jashtë.

Përgjegjësja e Sportit pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve Miranda Veliu tha se shahu është sporti i muskujve të mendjes dhe ishte për t’u përgëzuar pjesëmarrja e vajzave dhe të gjithë fëmijëve. Fitues i vendit të parë nga Cikli i Lartë doli Daniel Liko, nxënës i shkollës “Skënder Libohova”, kurse nga Cikli i Ulët vendin e parë e fitoi Kleiton Daja.

Danieli mes emocioneve tregoi se ishte një ndeshje e fortë, pasi konkurenca ishte e madhe. Por ai ia doli sepse e do lojën e shahut që kur ishte i vogël dhe falë përkushtimit të tij dhe mbështëtjes së prindërve ai fitoi vendin e parë.

Fituesit përveç çertifikatave morën edhe një kuti shahu dhuratë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds