Çmimet e fruta-perimeve në këtë fillim viti janë të konsiderueshme dhe nuk kanë pësuar rritje.Në tregun e fruta-perimeve pranë stadiumit në Lushnjë nuk janë të shumtë tregtarët të cilët shesin prodhime bujqësore, por përsëri blerësit në këtë treg janë shumë të pakët,jo vetëm se çmimet për një pjesë të konsiderueshme janë të pa përballueshme ,veçanërisht moshat e treta,por edhe për faktin se shumica e njerëzve janë larguar nga vëndi.
Përsa i përket ditëve te fundit të vitit që lamë pas fermerët shprehen se:edhe pse çmimet nuk pësuan rritje ,qëndruan siç ishin para festave ,përsëri blerësit ishin të pakët në krahasim me vitin e kaluar.
Në treg kishte edhe shitës të cilët ishin të kënaqur me shitjet që kishte bër gjatë ditëve të fundvitit,pasi në krahasim me përditshmërinë pati disi lëvizje gjatë ditëve të festave.
Një problematikë që binte në sy menjëhërë sa futeshe në tregun e fruta-perimeve ishte se shumica e tezgave ishin të mbylluara,për shkak të largimit të tregtarëve.Disa tregtarë shpreheshin jasht kamerave se tregëtarët në këtë treg po ikin një nga një tek fëmijët e tyre jashtë vendit,e kështu tregu po boshatiset jo vetëm nga konsumatorët por edhe nga tregtarët.