Studiues të pavarur dhe politikanë të opozitës pohojnë se fitorja e thellë e Partisë Socialiste në zgjedhejt vendore erdhi më së shumti me situaten e rëndë, ku gjendet sot Partia Demokratike.

Ata mendojnë se qytetarët e braktisën Partinë Demokratike, sepse ajo u shfaq e përçarë, pa alternativë dhe konfliktuale dhe se rimëkëmbja thelbësore e saj do të tjetërsojë zhvillimet politike në Shqipëri. Studiuesi Afrim Krasniqi thotë se në zgjedhjet vendore nuk u paraqit një opozitë reale, ndaj qytetarët refuzuan opozitën.
Në radhët e deputëteve opozitarë gjendja është po aq e vështirë. Pedagogu dhe publicisti Agron Gjekmarkaj, nënkryetari opozitar i Kuvendit, thotë se rezultatet e zgjedhjeve vendore janë një katastrofë elektorale për opozitën. Ai nuk përjashton abuzimet e socialistëve me pushtetin dhe me votën, por pranoi se në zgjedhje nuk kishte një frymë pro opozitës.
Studiuesit vlerësojnë se demokracia e cënuar brenda partive politike dhe brenda forumeve të tyre rinore pengon daljen e grupimeve reformatore me frymë të re, duke cënuar edhe demokracinë e gjithë vendit.
Analistët e jetës politike në vend mendojnë se Partia Socialiste ka fituar shumë bashki me numra minimalë të saj, ka njësuar veten me shtetitn, dhe ka krijuar një sistem klientelist të rrezikshëm për Shqipërinë, sepse bllokon reformat dhe hapësirën demokratike në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *