Vendimi për sekuestrimin e vilave të Monika Kryemadhit do të mbahet ditën e nesërme në orën 11:00.

Deputetja Monika Kryemadhi, teksa u paraqit në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për të zbatuar masën “detyrim paraqitje” në fillim të dhjetorit, gjithashtu dorëzoi ankimimin për sekuestrimin e dy vilave në Tiranë.

“Dorëzova ankimimin për sekuestrot e banesave ku jetojmë unë dhe mamaja bashkë. Ka një procedurë shumë qesharake dhe metodologjia që është ndjekur ka qenë jo pa qëllim. Dhjetë policë te dera e shtëpisë të martën që kishim gjyqin në Apel, pesë minuta para se të hynim në gjyq.

Ishte e koordinuar për të krijuar këto presionet provinciale dhe bolshevike. Me atë ccfarë pamë, është me të vërtetë shumë qesharake, jo profesionale, por është një procedure që unë jam e detyruar ta ndjek hap pas hapi për të ecur përpara dhe për të vazhduar në të gjitha procedurat e tjera ligjore që na takojnë.”, u shpreh deputetja”, ka deklaruar ajo më parë.

Gjatë ditës së sotme ajo deklaroi se çështja do të shkojë në Strasburg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds