Pas zhvillimit të Paradës në Bulevard, qytetarët janë zhvendosur në Sheshin Skërnderbe për të zhvilluar ceremoninë e ngritjes së flamurit.
Kjo ceremoni është organizuar në disa qytete të Shqipërisë si Vlorë e Shkodër. Në kuadër të 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 80-vjetorit të Çlirimit të vendit, Tirana u bë sërish qendra e bashkimit kombëtar, duke mirëpritur për të dytin vit radhazi “Paradën e Shqiptarëve.”
Parada u hap me një moment emocionues, recitimin e poezisë së Gjergj Fishtës “Shqypnia e lirë,” sjellë mjeshtërisht nga aktori i njohur Reshat Arbana. Atmosfera festive u pasurua nga pjesëmarrësit që paraqitën trashëgiminë e tyre kulturore përmes këngëve popullore, instrumenteve tradicionale dhe kostumeve karakteristike nga të gjitha trevat shqiptare.
Ky aktivitet synon jo vetëm promovimin e trashëgimisë kulturore, por edhe edukimin dhe rrjetëzimin e brezave të rinj, duke forcuar ndjenjën e përkatësisë kombëtare