Shkolla “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” zhvilloi ceremoninë e diplomimit të nxënësve të klasës së 12.
Me këtë rast, maturantët e kësaj shkolle kishin organizuar një pasdite shumë të këndshme ku kishin ftuar mësues të shkollës “Nënshkruesi i Pavarësisë,prindër dhe të afërm të nxënësve të cilët i kanë mbështetur ata në çdo hap.
Gjithashtu edhe mësuesit me kujdesin e vecant të drejtorisë së shkollës ka qënë një mbështetje tepër e madhe për nxënësit që ata të përvetësonin programin mësimor, të fitonin inteligjencë e horizont shkencor për të përballuar sfidat në jetën e tyre.Në ceremoni krahas ambjentit tepër relaksues ku gjithësecili kishte vendin e tij,kishin përgatitur edhe ëmbëlsira të ndryshme për tëe pranishmit.
Një moment shumë i bukur dhe i gjetur ishte casti kur mësuesja e letërsisë Elsa Baka i ftoi të gjithë maturantët në një lojëtest që të dëgjonin me vëmendje vargjet e përgatitura që kompletonin portretin e cecilit nga maturantët dhe ata duhet të gjenin se për cilin person bëhej fjalë.Gjithashtu disa prej tyre kishin përgatitur krijime për shokët e tyre dhe u shprehën falenderues për mësimin dhe edukimin dhe përkrahjen që kishin marrënga shkolla ku ata kanë studiuar për 12 vjet rresht dhe që kanë mbetur të kënaqur.Gjatë ceremonisë nuk munguan edhe përshëndetjet e mësuesve. Në fund prindërit, nxënësit e mësuesit kërcyen e kënduan duke finalizuar aktivitetin me ovacione të forta në momentin e hedhjes së kapeleve në lartësi.
