Censi  2023 zbuloi se popullsia banuese në Republikën e Shqipërisë më (18 shtator 2023) rezultoi 2.402.113, me rënie prej 420 mijë persona, krahasuar me Censin  2011. 

Kjo rënie përshtatet me trendin e vërejtur gjatë tre dekadave të fundit, që prej Censit të vitit 1989” thuhet në raportin e INSTAT duke evidentuar se faktorët ndikues të lindjeve, vdekjeve dhe migracionit ndërkombëtar/brendshëm sollën ndryshimin e strukturës së popullsisë, në Censusin e 2023.

Nga grafika e publikuar në dokumentin e Censit, Shqipëria sa vjen e tkurret. Me rrëzimin e komunizmit, ardhjen e demokracisë dhe mundësisë së emigrimit Shqipëria vijon trendin e pandalshëm të rënies.
– Në 1979 Shqipëria numëronte 2.6 milionë banorë
– Në 1989 Shqipëria numëronte 3,2 milionë banorë
– Në 2001 Shqipëria numëronte 3.1 milionë banorë
– Në 2011 Shqipëria numëronte 2.8 milionë banorë
– Në 2023 Shqipëria numëronte 2.4 milionë banorë

Në bazë të të dhënave të publikuara nga Censi 2023, 32% e popullsisë jeton në qytetin e Tiranës, përafërsisht një e treta e popullsisë shqiptare. Qarku i dytë me përqindjen më të lartë të popullsisë është Fieri me rreth 10,0 përqind, ndjekur nga qarku i Elbasanit me 9,7 përqind. Kukësi dhe Gjirokastra kanë përqindjen më të ulët, me 2,6 dhe 2,5 të popullsisë respektive.

Në të gjithë qarqet, me përjashtim atë të Tiranës, popullsia ka ardhur në rënie përgjatë periudhës 2011-2023,  Elbasani dhe Shkodra kanë pësuar rënien më të lartë të popullsisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds