Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një 43-vjeçar ka vrarë partneren e tij përpara disa muajsh dhe ka zhdukur trupin.

Por vrasja nuk është zbuluar menjëherë pasi Igor Sollai, me profesion transportues, pas vrasjes ka zhdukur trupin e Francesca Deidda.

Pas kësaj ai ka marrë telefonin e partneres dhe e ka përdorur për të shuar dyshimet tek të afërmit se 42-vjeçarja kishte ndërruar jetë.

Askush nuk ka ndonjë informacion për Françeska Deidda që nga 30 maji atëhere kur është bërë edhe denoncimi, ndërsa pas zbulimit të rastit ende nuk ka asnjë shenjë për trupin.

Mëngjesin e sotëm, gjyqtari hetues i gjykatës së Cagliarit vuri në fuqi arrestimin e bashkëshortit të saj, Igor Sollai, me urdhër të Prokurorisë.

Ai  është nën hetim për vrasje të rëndë dhe fshehje të një kufome, e tani ndodhet në burg në Uta. Edhe pse trupi i gruas së tij nuk u gjet, policia mblodhi një sërë të dhënash të rënda faji ndaj autorit.

Zhdukja e Francesca Deidda u raportua në fund të majit nga vëllai i saj në stacionin e policisë San Sperat. Hetuesit i konsideruan menjëherë të mundshme shenjat e vetëvrasjes dhe të largimit vullnetar dhe u përqendruan në marrëdhënien me bashkëshortin e saj, i cili dha versione me mospërputhje të ndryshme për ditët para zhdukjes së gruas.

Në rrëfimin e tij drejtuar policisë, menjëherë pas raportimit për zhdukjen e gruas së tij, Igor Sollai ia kishte faturuar zhdukjen asaj, duke e konsideruar një vendim vullnetar.

“Ajo donte një periudhë reflektimi, prandaj nuk denoncova zhdukjen“, tha ai për të justifikuar zhdukjen, sipas “Corriere Della Sera”.

Gjatë hetimeve u gjet se telefoni i gruas ishte përdorur, ku ndër ta ishte edhe mesahzi dërguar punëdhënësit të saj, ku i raportonte ‘jepte dorëheqjen’.

Policia zbuloi se pas zhdukjes së 42-vjeçares, Sollai përdori telefonin e gruas së tij, duke i bërë miqtë dhe të afërmit të besonin se ajo ishte ende gjallë, në përpjekje për të bindur të gjithë se zhdukja ishte vullnetare dhe lidhej me përfundimin e marrëdhënies së tyre.

Në telefon burri vetëm shkëmbente mesazhe pa dhënë kurrë mundësinë e një bisede telefonike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds