Gjatë muajve të verës, me qëllim që t’u krijohet hapësirë e bollshme lëvizjes së lirë të qytetarëve gjatë pasditeve, nisur edhe nga fakti se kemi një rritje të popullsisë nga ardhja e emigrantëve, pushteti vendor ka vendosur që  rruga e automjeteve, paralel me shëtitoren kryesore, nga poliklinika e qytetit e deri tek monumenti “Toka jonë”, të  bllokohet përkohësisht  qarkullimi i automjeteve 2 orë  në pragmbrëmje.

Ky vendim është në fuqi e është zbatuar edhe vitin e kaluar, një nismë e cila  është mirëpritur edhe nga qytetarët.

Bllokimi i lëvizjes së automjeteve në këtë segment rrugor ka filluar që ditën e shtunë 10 qershor dhe do të vazhdojë deri në fund të stinës së verës.

Rruga do të bllokohet në një orar të kufizuar duke filluar nga ora 19:00 deri në orën 21:00 për çdo ditë të javës.

Organet ligjvënëse dhe  policia e cila do të monitorojë zbatimin e  urdhërit, kërkojnë mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve dhe bëjnë me dije se lëvizja e automjeteve do të funksionojë  normalisht, por e devijuar, nga rrethrrotullimi poliklinikës, për të vazhduar në lindje, ku takohet me rrugën që të con mbrapa Shtëpisë Kongresi i Lushnjës e bashkohet me segmentin rrugor   prapa bashkisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *