Inflacioni është ulur gjatë muajit janar duke arritur nivelin 3.4%. Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë janarit, çmimet u ulën me 0.6% krahasuar me muajin dhjetor. Ky është niveli më i ulët i shënuar i inflacionit, që prej nisjes së luftës në Ukrainë shkurtin e 2022-it.

Ulja e çmimeve të naftës ka qenë kontributori kryesor në zbutjen e inflacionit. Ndërkohë, ushqimet vijojnë të kryesojnë rritjen, nga nënproduktet, zarzavatet dhe frutat kanë vijuar të qëndrojnë në rritje dyshifrore, ndryshe nga një vit më parë kur rritja e tyre ishte modeste. Çmimet e bulmetit, vezëve dhe mishit vijnë me ulje të fortë nga një vit më parë.

Ndërsa grupi i qirasë ka pësuar rritje bashkë me grupin e mobiljeve, pajisjeve shtëpiake dhe mirëmbajtjes së shtëpive.

Banka e Shqipërisë në vlerësimin e fundit që i bëri politikës së saj monetare u shpreh se një shtysë e re për inflacionin po vjen tanimë nga kërkesa e turistëve të huaj, ndërsa gjatë janarit statistikat tregojnë se erdhën gjysmë milioni vizitorë në vend.  Kjo ka ndikuar më së shumti tek çmimet e bar-restoranteve si dhe tek strukturat  akomoduese sipas statistikave të INSTAT.

Edhe pse janari ka nisur me çmime më të ulëta, Banka e Shqipërisë ka ndryshuar parashikimet e saj dhe pret që inflacioni të kthehet në objektiv në fundin e këtij viti, jo gjatë mesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds