15 gushti në kalendarin e festave të klerit ortodoks përkon me ndarjen nga jeta të hyjlindëses Mari. Fjetja e Shën Mërisë, konsiderohet nga besimtarët ortodoksë edhe si Pashka e Verës.
Ashtu si në të gjitha kishat e zonës së Myzeqesë, që mbajnë emrin e hyjlindëses kjo festë përcillet bukur dhe masivisht edhe në kishën e Shën Mërisë në Rrupaj.
Qindra besimtarë marrin pjesë në meshën e mbrëmjes dhe ditën e sotme në meshën e madhe të fjetjes së Shën Mërisë.
At Harallambi prift i Enorisë së Kadipashajt shprehet se kjo është një festë gëzimi për besimtarët
Gabriel Shani, katekist i ortodoksisë jep detaje për këtë ditë të shënuar.
Kjo ditë përcillet me vizita nga ana e besimtarëve jo vetëm në kishë por edhe tek njëri tjetri. Sigurisht që në oborrin e kishës zhvillohet si traditë dhe panair me produkte jo vetëm fetare por edhe