Besimtarët katolikë lushnjarë mirëpritën dje ringjalljen e Krishtit në kishën  e “Shenjtëve Pali dhe Pjetri”. Lajmi i ringjalljes së Krishtit shpallet çdo vit, sepse është një e vërtetë e madhe që shoqëron ndryshimin e njeriut gjatë gjithë jetës së tij dhe e ndihmon atë të zgjedhë të bëhet një njeri i mirë,  ishte mesazhi i fjalës para besimtarëve në meshën e Pashkëve i At  Pavlin Zefit.

Në meshën e mbajtur për të festuar ringjalljen e Krishtit ishin të pranishëm edhe Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa me stafin e saj dhe deputetë të Lushnjës. Zonja Sefa uroi besimtarët katolikë lushnjarë “Gëzuar Pashkën”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *