Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë me gazetarët. Berisha gjatë fjalës së tij u pyet nga gazetarët në lidhje me mosbindjen civile të opozitës. Berisha u shpreh se beteja për qeverinë teknike vazhdon dhe se mosbindja civile nuk ndalet deri ditën e zgjedhjeve. Kreu i PD-së tha se PD do fitojë zgjedhjet, por beteja për qeverinë teknike vazhdon. 

“PD do fitojë zgjedhjet, por beteja për qeverinë teknike vazhdon, nuk është ndërprerë.
Do vazhdojë me intensitet. Mosbindja civile do marrë forma të ndryshme, vazhdon ajo, nuk heqim dorë nga mosbindja civile kurrë. E kam theksuar, gjer ditën e zgjedhjeve, nuk heqim dorë nga mosbindja civile,” tha ai.

Berisha shtoi se për herë të parë që nga viti 2001, opozita arrin të mbrojë votën. Ai shtoi se janë 3 rezoluta që shpallin zgjedhjet farsë. Sipas tij PD realizoi një gjë të jashtëzakonshme, nuk ishte realizuar që nga viti 2001.

“Tani, së pari njëherë ajo pati një efekt të jashtëzakonshëm. Për herë të parë që nga viti 2001, opozita arrin të mbrojë votën. Janë 3 rezoluta që shpallin zgjedhjet fasadë, farsë. Kjo ishte mbrojtja e votës. Kjo është mbrojtja më e fuqishme që i bëhet votës, me rrugë paqësore. Rruga tjetër është me armë, por ne nuk jemi për konflikt civil.


Ne realizuam një gjë të jashtëzakonshme, nuk ishte realizuar që nga viti 2001 është hera e parë.
Sigurisht që ka analiza dhe do ketë analiza. Nuk mund të them se kanë qenë në thellësinë e vazhdueshme për shkak të gjendjes së vazhdueshme të protestave. Por mbi bazën e analizave të bëra, sado të pjesshme, do ketë dhe qëndrimet përkatëse,” theksoi Berisha.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds