Kryetari i opozitës, Sali Berisha vazhdoi denoncimet për Taulant Ballën, pas publikimit të përgjimeve ku tregohej se si ai përdor SPAK për të arrestuar kundërshtarët e bandës që mblidhte vota për të.
Këtë herë, Berisha tregon se si Balla e shpërbleu prokurorin e bandave, Kreshnik Ajazi..
POSTIMI I PLOTË
Ja si shpërbleu Tao (Taulant Bego Jaris) prokurorin e bandave, Kreshnik Ajazi. Lexoni më poshtë denoncimin.
Përshëndetje Doktor, ato që lexove nga dosja e bashkëpunimit të Taos me krimin janë vetëm një pjesë e saj, sepse është e vërtetë se Tao i arrestoi kundërshtaret e Çelajve, por jo në dhjetor, por në mars nga data 24 -25 mars 2021 dhe arrestimin e tyre e bëri nëpërmjet prokurorit Kreshnik Ajazi, të cilit Tao i vendosi në vend te katërt kandidat për deputet vëllain e tij, Besjan Ajazi. Nga deputet kaloi në kryetar të Bashkisë së Gramshit.
Edvin Mafia i beson mafies, drogës, drejtimin e prokurorisë së Elbasanit. Kryeprokurori i ri i Elbasani akuzohet se vetë ai, i dehur, ka shtypur për vdekje një njeri. Por me manipulime e dosjes, me ndihmën e të atit ka marrë pafajësinë. Ai është vëllai i këshilltarit të Taulant Ballës! Lexoni denoncimin e avokatit dixhital!
I nderuar Doktor. Jam një avokat në Elbasan. Doja t’ju vija në dijeni se si Gent Ibrahimi me urdhër të Ramës emëroi drejtues prokurorie Kreshnik Ajazin, i cili është vëllai i Besian Ajazit, këshilltari i Taulant Ballës. Kreshniku ka punuar fillimisht në Vlorë ku aksidentoi me vdekje një person pasi ishte në gjendje të dehur, por i ati i vet është ekspert autoteknik dhe bashkë me shokët e tij, që u caktuan ekspertë të çështjes, e nxorën pa faj. Pas kësaj ngjarje u emërua prokuror në Elbasan. Pas ndërhyrjeve të shumta u caktua përkohësisht në Tiranë dhe aktualisht u zgjodh drejtues prokurorie. Kunati i KLP, Gent Ibrahimi nuk ka marrë parasysh në përzgjedhje as karrierën, punën, integritetin. Gjithashtu Besian Ajazi, eksponent i PS, është mik me zv/kryeministrin Erion Braçe, i cili dihet botërisht se është miku i Mimi Kodhelit, kunata e Gent Ibrahimit. Prandaj ka dalë dhe shprehja kunat-KLP. Bashkëlidhur po ju çoj disa foto që pasqyrojnë sa me sipër si dhe çfarë lidhjesh ka personi që u zgjodh drejtues prokurorie në Elbasan. Dhe nuk është çudi pse Gent Ibrahimi i dha votën atij. Rroftë reforma me kunat-KLP. Ta gëzojë Elbasani prokurorin qe zgjodhi çifti Taulant Balla-Qazim Sejdini.
A e dini ju kur them organizatë kriminale, pse e them?
Sepse aty është një prokuror që quhet Kreshnik Ajazi, nuk e njoh nuk e kam takuar kurrë. Por Taulant Ballës pas kësaj ngjarjes së famshme, ata kishin vënë telefona në përgjim dhe dilte Taulanti eksponent kryesor në biseda. Dilte Taulanti porositësh vrasësish. Avokati Ravik Gurra, duke mbrojtur klientët e vet merr dosjen dhe sheh që ky ishte një me vrasësit. Avokati pse e mësoi këtë ekzekutohet një natë, vritet, kurse këto regjistrimet, është me dokumente zyrtare, regjistrimet Kreshnik Ajazi vendos t’i asgjësojë.
Jo të hapë padi kundër porositësit të vrasësit, vendos t’i asgjësojë/ A e dini ju ç’ndodh me Kreshnik Ajazin, ua them unë ju. Kriminelit Kreshnik Ajazi i bëhet vetingu më 5 gusht në atë kohë kur nuk kishte as të huaj, as vendorë, asgjë, po vetëm firmë që të kalonte. Pra, ajo është një organizatë e rrezikshme kriminale, por ne do heqim të keqen më të madhe dhe natyrisht do iu kthejmë shqiptarëve drejtësinë që meritojnë. Po sot koha është e aksionit, është e veprimit. Faleminderit!