“Nuk besoj se jam vetëm unë problemi i Bayern”, me këto fjalë Thomas Tuchel ngacmon edhe një herë ambientin në shtëpinë e Bayern, pasi nuk preferoi të zgjatej më shumë për të shpjeguar edhe për tifozët se çfarë nuk shkon në klubin e tyre. Tuchel theksoi se drejtuesit e klubit e dinë mendimin e tij. Pavarësisht se palët, Tuchel dhe Bayern, kanë rënë dakord për një largim në fund të këtij sezoni, mediat gjermane shkruajnë se nuk është aspak çudi që Tuchel të shkarkohet përpara kohë, madje ky vendim mund të vijë nëse Bayern nuk arrin të kalojë Lazio-n në Champions League.

Tuchel

Hipotezat janë të ndryshe, madje mund të vijë edhe një trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit, për këtë opsion në skenë ka dalë prej kohësh emri i Ole Gunnar Solskjaer. Ndërkohë, në lidhje me trajnerin e ri në fund të këtij sezoni, këtë kohë po fiton kuota të rëndësishme emri i Zinedine Zidane.

Zidane

Christophe Dugarry, ish shoku u Zidane në përfaqësuesen franceze theksoi se Bayern Munich është një klub perfekt për Zidane, por shtoi se nuk beson se Zidane ka nisur të mësojë gjermanisht. Një tjetër kandidat potencial është edhe Jose Mourinho, me teknikun portugez që ka nisur të mësojë gjermanisht që kur u largua nga Roma. Gjuha është një kusht i rëndësishëm për drejtuesit e klubit gjerman.

Mourinho

Xabi Alonso mbetet preferenca e parë, por për teknikun spanjoll interesohet fuqishëm edhe Liverpool.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds