Kryetarja e Bashkisë znj Eriselda Sefa zhvilloi një takim me nxënësit ekselent të shkollave të Bashkisë Lushnjë,të cilët ishin maturantë vitin e kaluar.
Në këtë takim znj.Sefa shoqërohej nga nën kryetari i bashkisë z.Elton Korreshi,dhe drejtoresha e zyrës arsimore Lushnjë Zeniola Hoxha.
Pjesa më e madhe e këtyre nxënësve ekselent ishin nga zonat rurale ,vecanërisht u vu në dukje se 4 prej tyre ishin vetëm nga “shkolla e Mesme e Bashkuar Zyber Sharka Hysgjokaj”.
Në fjalën e saj përpara nxënësve znj.Sefa tha se për të treguar që të jeni një model i mirë për brezat që vin mbas jush,bashkia cdo vit bën një vlerësim për tju vlerësuar ju si studentë dhe motivuar për punën që keni bërë.
“Ju uroj suksese dhe një falenderim të madh për mësuesit për punën e pa lodhur gjat këtyre viteve dhe prindërit tuaj që ju kanë mbështetur,u shpreh drejtoresha Zeniola Hoxha.
Disa prej nxënësve në fjalën e tyre floën për arritjet e tyre në këtë rrugëtin.
Në fund të takimit Kryetarja e bashkisë shpërndau certifikata vlerësimi për të gjithë nxënësit ekselent që ndodheshin aty .