Përmirësimi i infrastrukturës së lagjeve të brendshme në qytet vijon të jetë në qëndër të vëmendjes së pushtetit vendor.

Krahas investimeve të tjera,ka nisur dhe projekti për rikonstruksionin e rrugës që lidh lagjen stan me kryqëzimin e spitalit dhe rrugën e ish NIQ -it. Rikonstruksioni i këtij segmenti po kryhet ne një investim ku përfshihet bashkia e Lushnjes dhe fondi shqiptar i zhvillimit.

Sipas projektit elementët kryesorë të këtij segmenti do të jenë zgjerimi në të dy krahët e rrugës, rikonstruksioni i sistemit të ndriçimit gjelbërimit dhe trotuareve, sistemin e ujërave sipërfaqësore dhe kanalizimeve të ujërave të zeza.

Punimet që kanë nisur nuk do ndërpriten deri në përfundimin e plotë të tyre. Përfundimi i këtij projekti do t’i ndryshojë plotësisht pamjen lagjeve të kodrës si dhe do të jetë një aks rrugor për lehtësimin e trafikut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds