Gazment Bardhi: Kënaqësi të takohemi sot, këtë javë, ku dy ngjarje të rëndësishme kanë ndodhur për PD dhe opozitën, pas një periudhe ku rruga e konfliktit dhe përçarjes i mërziti dhe i bëri pesimist demokratët. Bashkimi i PD të hënën dhe bashkimi i opozitës në një fron të përbashkët dje, janë dalje nga errësira ku ishin futur të gjithë bashkë, duke bërë kështu atë që pret prej kohësh çdo demokrat, çdo opozitar, çdo shqiptar i ndershëm.
Pa berë histori me atë që ka ndodhur në këto dy vite në PD, ku shumë prej nesh për këto zhvillime kanë ndarë mendime të ndryshme që na përcanë dhe na futën në konflikt, nuk dua të fsheh krenarinë që edhe njëherë ne demokratët treguam se kur bëhet fjalë për Shipërinë, kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve shqiptarë dimë ti kapërcejmë vështirësitë. Ne fatmirësisht u ndergjegjesuam të gjithë bashkë se ajo rrugë ishte rrugë e gabuar.
Ka nje pjesë të vogël prej nesh që mendojnë akoma se rruga e bashkimit nuk është rrugë e duhur! Nuk do të duhet ti flasim as me mëllef e as me inat, miqve e shokve që kemi bërë beteja me ta. Kemi një dëtyrë! Ti ndërgjegjësojmë se përçarja nuk është rruga e duhur. Jo vetëm për PD, sepse ne nuk jemi këtu vetëm për PD, por nuk është rruga e duhur për Shqipërinë. Sepse ne këtu jemi për shqipërinë! Ne jemi këtu se duam të jetojmë në shqipëri! Prandaj duhet ti ndërgjegjësojmë të jenë krah nesh, përballë Edi Ramës. Ti ndërgjegjësojmë të jemi krah njëri tjetrit sepse vetëm ashtu jemi më të fortë. Vetëm ashtu hedhim themelet e nevojshme për të ndërtuar projektin fitues për PD dhe fitorja e PD është objektivi që bën këto burra e gra bashkë në këtë sallë dhe mijëra të tjerë jashtë kësaj salle.
Po të jemi të gjithë bashkë, nga sot, e të nisim punë që sot, pa u ndalur derë më derë, në 2025 PD duhet dhe është fituese e zgjedhjeve. Jo thjeshtë se ka ardhur momenti, por se shqipëria ka humbur 4 vite të cmuara. Unë jam dëshmitar për sakrificën dhe betejën që ju dhe ne të gjithë bashkë, bëmë në 2021. Në atë betejë, vetëm duke patur në krah njëri tjetrin, ne punuam dhe arritëm të fitojmë mendjen dhe zemrën e qytetarëve të Elbasanit.
Të njëjtën gje duhet të bëjëmë në këtë periudhë që na ka ngeluar deri në zgjedhje. Do të duhet të fitojmë mendjen dhe zemren e cdo qytetari të ndershëm. Këtu në Elbasan dhe në gjithë shqipërinë. Te qytetarëve që e duan ndryshimin që e presin ndryshimin dhe që punon për ndryshimin.
Nuk do të u flas sa keq qeverisë Edi Rama se kam bindjenn e thelle se ju e ndjeni me shume se une apo kolegët deputet. Dua të jëm i vërtetë: Vështirësitë më të mëdha gjatë këtyre viteve I keni kaluar ju, demokratët dhe anëtarët e partisë. Ne ndonjëherë edhe për skak të vendimeve të gabuara tonat, ja u kemi shtuar mundimin. Dhe nuk është asnjëherë e tepërt edhe të kërkojmë ndjesë që nuk i kemin bërë gjerat gjithmonë ashtu sic duhet. Prandaj duke qenë të gjithë të ndërgjegjshmë se cfarë po bën Edi Rama, do të duhet që të gjithë bashkë të jemi me 20 shkurt në orën 5:30 në shesh përpra kryemisnitrisë.
Jo thjesht për të treguar se reagojmë para padrejtësisë, por për të dhënë mesazhin se të bashkuar jemi më të fortë dhe dime të japim përgjigjen e merituar ndaj padrejtësive që na bëhën.
Elbasani duhet ti prijë protestës së 20 shkurtit. Do të jemi ne në këtë sallë e shume më shumë qytetarë. Sepse qytetarët e Elbasanit kanë shumë për të protestuar. Kanë shumë arsye për të reaguar. Edhe pse një zonë me kaq shumë burime, me njerëz kaq punëtor, Elbasani është në hartën e qyteteve ku varfëria po u pamundëson jetën shumicës së qytetarëve.
Kam bindjen e plotë se strukturat e partisë dhe qytetarët e Elbasanit që na janë bashkuar në takimin e sotëm do të ftojnë në protest jo thjesht demorkatët, por cdo qytetar. 20 shkurti nuk është protest e demokratëve, nuk është protestë e PD, por është protestë e cdo qytetari që don të jetoj në shqipëri dhe e don të ardhmen e familjes së tij.
Nuk dua ta zgjas shume. Fjalët I kemi pas të madha gjatë gjithë këtyre viteve sa dhe ju kemi lodh! Tani është koha për verpim. Tani është koha që të jemi të gjjthë bashkë. Ne jemi të nderuar që ju kemi në krah dhe ne do jemi në krahun tuaj për të bërë gjithcka që Pd të kthehet force fituese, në forcën që udhëheq Shqipërinë drejt Europës.
Ju përshëndes të gjithve dhe shihemi në 20 shkurt, ora 17:30, para Kryeministrisë.