Dhjetëra banorë të fshatrave Suk1  , Suk 2 , Arapaj , Jagodinë , dhe Strum në  Roskocec jane ngritur mesditën e sotme në një protestë kundër ndërtimit të Termocentralit të ri me kapacitet 170 MË , të miratuar tashmë nga zv. Kryeministrja dhe Ministrja e Energjisë Belinda Balluku. Ata kanë pohuar të indinjuar se ndërtmi i impiantit që do të prodhojë energji gazi , do të sjellë dëme të paimagjinueshme për mjedisin , shëndetin e popullatës së zonës  dhe tokat bujqësore ku 700 ha janë vetëm sera.

Ata kanë apeluar njëzëri të parandalohet ndërtimi i këtij Teci që sipas tyre do të shkaktonte helmim të përmasave të mëdha për gjithë zonën. Ata kanë pohuar gjithashtu se refuzimi për të dëgjuar zërin e banorëve dhe mungesa e cdo konsultimi me ta është shenjë e arrogancës së pushtetit  që synon shpopullimin e zonës me 10 mijë banorë dhe dy shkolla të mbushura plot me nxënës teksa kanë theksuar se ky projekt nuk përfaqëson të ardhmen për fëmijët e tyre .

Banorët kanë pohuar gjithashtu se do ti shkojnë deri në fund kundërshtimit të ndërtimit të këtij Teci duke iu drejtuar edhe Parlamentit Europian.

Në shenjë revolte ata i kanë vene flakën një prej shtyllave të betonit, që është vendosur për piketim.

Sipas Vendimit të Ministrave termocentrali do të ndërtohet dhe vihet në operim brenda 36 muajsh nga hyrja në fuqi e këtij vendimi për një periudhë 49- vjecare.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds