Mungesa e ujit të pijshëm ka detyruar banorët banorët e Hoxharës së re në Fier të ngrihen në protestë paraditen e sotme. Ata pohojnë të indinjuar se përgjatë gjithë muajve të verës në cesmat e tyre ka patur vetëm 30 minuta ujë në ditë , situatë kjo e papranueshme në këto temperatura përvëluese. Ata pohojnë gjithashtu se kjo është një situatë e përsëritur teksa theksojnë se për nevojat e tyre kanë marrë ujë nga kanali vaditës që përshkon zonën.

Mungesa e këtij elementi jetik thonë banorët është absurde pasi kemi qënë taksapagues të rregullt pavarësisht nëse furnizohen vetëm gjysëm ore ujë në ditë. Më shqetësuese paraqitet situata për amvisat të cilat theksojnë se uji jo vetëm që mungon , por edhe kur vjen është i ndotur.

Përballë kësaj situate ata i kanë bërë njëzëri institucioneve përgjegjëse të marrin masa të menjëhershe, pasi në të kundërt do të përshkallëzojnë protestat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds