Protesta e banorëve të fshatrave Suk 1, Suk 2  dhe Arapaj në Roskovec kundër vendimit për ndërtimin e TEC në këtë zonë është zhvilluar para godinës së bashkisë me kauzën , “ Nuk tërhiqemi nga vendimi ynë”

Banorët e fshatrave ku është planifikuar ndërtimi i termocentralit janë shprehur kundër vendimit të Këshillit të Bashkisë Roskovec , të datës 26 prill, i cili miratoi me votat e mazhorancës planin vendor që përfshin ndërtimin e termocentralit në zonën e fshatit Suk 1.

 Banorët pohojnë se nuk janë pyetur për këtë projekt dhe duke patur parasysh dëmet që ky termocentral mund të shkaktojë në tokat bujqësore dhe mjedisin, do të vazhdojnë betejën ligjore dhe protestat.

Një banor, i cili është kthyer nga Italia me djalin e tij dhe ka investuar duke blerë 15 hektarë tokë për të punësuar të rinj, pohon se: “ Jam i detyruar t’i marr në Itali këta të rinj pasi ndërtimi i TEC – it do t’i nxjerrë të gjitha tokat jashtë përdorimit.” 

Në mbështetje të banorëve ka qenë edhe avokati Altin Goxhaj, i cili ka theksuar se projekti për ndërtimin e TEC në fshatin Suk është një projekt që garanton helmimin, vdekjen dhe shkatërrimin e zonës. Vendosja e një TEC pranë tubacionit që është me rëndësi strategjike për Europën rrezikon edhe strategjinë europiane të energjisë ka pohuar Goxhaj.

Nderkohe ne mbledhjen e keshillit qe do te zhvillohet diten e sotme do te lejohen te marin pjese nje perfaqesi prej 5 qytetare protestues pasi mbledhja do të jetë live në rrjetet  sociale, por dhe  qytetarët  do të mund të japin mendimin e tyre në këtë mbledhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds