Banorët e fshatit Zhamë  Sektor buzë autostradës Lushnjë – Tiranë ndiejnë mungesën e ujit në një kohë që termometri shënon mbi 38 gradë Celsius.

Situata është e mbartur ndër vite, por po  bëhet më shqetësuese gjatë periudhës së verës. Banorët e kësaj zone shprehen se furnizohen me ujë vetëm një orë në ditë dhe kur vjen uji nuk është i pijshëm për shkak të tubacionit të vjetër e të çarë. Tubacioni i rrjetit të brendshëm i instaluar disa vite më parë kalon nëpër ujëra të zeza dhe dëmtimi ndot ujin e pijshëm.

Sipas banorëve, në pikën më të lartë të kodrave vetëm dy km larg fshatit furnizohen me ujë nga pusshpimet e çërmës, zona e Kavajës dhe e  Golemit, ndërsa banorët e zonës ngjitur me depot, vuajnë për ujin e përditshëm, të cilin e blejnë. Ankesat e banorëve të Zhamës pranë Bashkisë së Lushnjës, të përsëritura për këtë problem, nuk kanë marrë përgjigje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds