Banka e Gjakut në Lushnjë është në vështirësi për gjetjen e dhuruesve vullnetar. Sezoni veror shënon numrin më të paktë të dhuruesve.
75 persona të familjarëve me sëmundje të gjakut kanë kryer dhurime, ndërsa nevojat për 1 muaj janë në mbi 250 . Mjekja transfuziologe Emira Alizoti ngre alarmin duke i bërë thirrje të gjitha institucionve shtetërore të sensibilizohen dhe të angazhohen në dhurime konkrete të gjakut. Kryesisht gjaku nevojitet për pacientët talasemike,të cilët çdo 2 javë e kanë të domosdoshëm transfuzionin.

Alarmit për dhurim vullnetar të gjakut i është përgjigjur deputetja e PS-së së Lushnjës, Lindita Buxheli. Kategoria e pacientëve talasemike është pjesa më e vështirë per Bankën e Gjakut, për gjetjen e flakonëve te tyre. Buxheli i bën thirrje Bashkisë Lushnjë, Komisariatit të Policisë dhe Drejtorisë Arsimore të dhurojnë gjak, sepse sot nevojat janë emergjente ndaj këto institucione që kane një numër të madh moshash të reja në punë duhet t’i përgjigjen thirrjes për dhurim vullnetar.

Në Qëndrën e Hemoglobinopative në Lushnjë trajtohen 110 pacient talasemik,të cilët vijnë nga zona të ndryshme të jugut të vendit. Të paktën çdo 21 ditë ata kanë nevojë për të marrë gjak i cili në shumicën e rasteve dhurohet nga familjarët e shëndoshë, pa këtë sëmundje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds