Fermerët që merren me kultivimin e pemëtarisë në zonën kodrinore, këtë vit ndodhen para një situate të vështirë ekonomike për shkak të rënies së prodhimit.
Për mikrofonin e televizionit 4 plus, fermerët që kontaktuam ditën e sotme në Darsi,pohojnë se prodhimi i qershive këtë vit ka një rënie drastike dhe nuk kanë marrë as 20 përqind të prodhimit krahasuar me vitin e kaluar.
Sipas tyre, rënia e prodhimit lidhet me temperaturat e ulta gjatë dy-tre ditëve të muajit prill që koinciduan me fazën e lulëzimit dhe formimin e frytit të qershive.
-sinkron fermerët, 3 veta
Gjithsesi fermerët vazhdojne t’u shërbejnë kulturave të tjera si dardha e rrushi, por sërish shpresojnë të kompensojnë humbjen e krijuar, nëse do të kenë mot me kushte të përshtatshme e pa ndonjë fenomen natyror që ua hedh mundimin në tokë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds