23 vjeçari Klajdi Bitri i cili u vra dy ditë më parë në Sirolo të Italisë, është nga qyteti i Lushnjës. Babai i tij Agim Bitri bën thirrje për t”i ndihmuar në sjelljen e trupit të të birit, sepse ata nuk kanë mundësi financiare për ta tërhequr në vendlndje. Sot Agimi ka aplikuar për nxjerrjen e pasaportës, por i duhet edhe ndihma financiare.
Mamaja e 23 vjeçarit znj Monika Bitri, nuk e di qe djali i saj ka ndërruar jetë, por me të vështirë gjendjen e ka edhe vëllai tjetër 18 vjeçar, në duart e të cilit humbi jetën vëllai i madh.
23 vjeçari u vra nga një shtetas algjerian me shtizën e peshkimit në gjoks në përpjekje për të shuar një sherr mes vrasësit dhe mikut të tij italian.
Një “shembull perfekt i integrimit” e përshkruajnë mediat italiane të riun shqiptar, Klajdi Bitri. Ai punonte në port dhe ishte i integruar mirë në realitetin e Ankonës, qytetit ku jetonte. Ndërkohë i akuzuari për krimin ndodhet në burg dhe akuzohet për vrasje me dashje të rëndë.