Avioni i tipit ATR72-500 që u rrëzua mbrëmjen e djeshme pranë Sao Paolos në Brazil duke shkaktuar 62 të vdekur, ka qenë në flotën e ish-kompanisë shqiptare “Belle Air”!

Nga verifikimi i historisë se pronësisë së avionit rezulton se është marrë nën përdorim nga Belle Air në qershor të vitit 2010 dhe disa muaj më pas i është kaluar nën përdorim kompanisë Belle Air Europe për t’u rimarrë në përdorim në korrik 2012 deri në fillim 2014.

Deri në vitin 2022 avioni është përdorur nga Pelita Air në Indonezi dhe më pas u përdor nga kompania braziliane #voepass deri në tragjedinë e djeshme.

Avioni kishte një konfigurim për 68 pasagjere dhe përdorej për fluturime rajonale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds