Autoritetet zyrtare po prezantojnë disa elementë të autonomisë spitalore, që parashikon delegimin gradual të vendimarrjes financiare dhe administrative nga strukturat e qeverisjes së përgjithshme te spitalet. Spitalet publike që plotësojnë disa kritere, po pajisen me kartën e autonomisë menaxheriale, e cila bazohet në atë që quhet praktikë e dyfishtë, sipas së cilës qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin mjekët që duan për të marrë shërbim jashtë orarit zyrtar, kundrejt pagesës. Zyrtarët thonë se kjo reformë do të sjellë rritje të shërbimeve dhe cilësisë, ndërsa njohës të fushës së shëndetësisë mendojnë se e konceptuar në këtë mënyrë, ajo rrit edhe më tej kostot nga xhepi i qytetarëve.

Kështu u shpreh pak kohë më parë Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të autonomisë spitalore, vetëm një ditë pasi Gjykata Kushtetuese vendosi t’u japë të drejtë studentëve të mjekësisë që kërkuan shfuqizimin e një përkufizimi ligjor që i detyronte ata pas përfundimit të studimeve të punonin në vend për një periudhë 2, 3 dhe 5 vjeçare, para se t’u dorëzohej diploma. Me bindjen se reforma do arrijë të frenojë largimin e mjekëve nga vendi autoritetet argumentojnë se ajo u jep pavarësi spitaleve, që përmes bordeve që do të zgjidhen, të menaxhojnë burimet financiare, njerëzore, apo të lidhin kontrata me palët e treta. Zyrtarët janë të bindur se kjo praktikë do të rrisë cilësinë, shërbimet për qytetarët, dhe të ardhurat dytësore të institucioneve spitalore.

Në fund të janarit të këtij viti kartën menaxheriale të autonomisë spitalore e morën 5 spitale, 4 rajonale dhe ai Univeristar Nënë Tereza në Tiranë,(në vend janë 41 spitale publike, 6 të nivelit terciar, 11 të nivelit rajonal dhe 24 spitale bashkiake). Disa elementë të kartës u eksperimentuan prej një viti në Spitalin Memorial të Fierit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds