Aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor nacional Divjakë-Çermë. Mjeti tip furgon me targa AA 893HC ka qënë duke udhëtuar nga rrethrrotullimi i Çermës drejt Divjakës dhe ka përplasur një person që udhëtonte me motoçikletë. Nga përplasja ka mbetur i vdekur  Gëzim Allpiçi 45 vjeç drejtuesi i motoçikletës, ndërsa drejtuesi i furgonit Qamil Osmani 22 vjeç është në gjendje të rëndë dhe u dërgua në spitalin e traumës në Tiranë.

Policia në vendgjarje dokumentoi shkaqet e aksidentit i cili ka ndodhur rreth orës 5:15 të mëngjesit në kushte errësire në rrugë. Furgoni ka dalë nga rruga pasi ka përplasur motoçikletën dhe ka shkulur edhe një shtyllë të tensionit të lartë dhe ka përfunduar shumë larg. Një banor në afërsi të vendit të ngjarjes pohon se mjetet ecin me shpejtësi të lartë dhe është frikë të dalësh në rrugë. Aksi rrugor rrethrrotullimi i Çermës- Divjakë është rikonstruktuar një vit më parë  dhe fluksi i mjeteve që e përshkojnë është i lartë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds