Teksa kanë mbetur pak orë nga fillimi i ndeshjes Spanjë-Shqipëri, tifozët e kuqezinjve kanë “pushtuar” rrugët e Dusseldorfit. Atmosfera është mjaft pozitive, kudo mund të shikosh flamuj dhe ngjyra kuqezi.

Në stadium pritet të jenë jo pak, por mbi 35 mijë mbështetës të kombëtares. Nuk mund të lihet pa përmendur fakti se të shumtë janë ata që nuk kanë mundur dot të sigurojnë një biletë, duke bërë kështu që e vetmja rrugë të jetë shikimi i takimit nëpërmjet televizionit.

Ndeshja ndaj Spanjës është jetike për Shqipërinë (nis në orën 21.00). Ekipi i Sylvinhos kërkon 3 pikët, për të avancuar tutje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds