Personi i cili ndërroi jetë gjatë një shpërthimi në portin e qytetit të Sarandës më 24 qershor, është identifikuar.

Viktima është shtetasi Armandi Nelaj, 52-vjeç, banues në Sarandë.

Mësohet se Nelaj ishte pronar i një kompanie me makineri të rënda për gërmime si dhe transport inertesh.

Fillimisht u dyshua se ai humbi jetën pas shpërthimit të bombolës së oksigjenit teksa po zhytej në det, por nuk përjashtohet mundësia që t’i jetë bërë atentat me tritol.

Nga grupi hetimor ka dyshime se eksplozivi mund të ishte vendosur në mjetin lundrues ku ai ndodhej.

Këto dyshime lindën pasi gjatë kontrollit në ujëra nga polumbarët, u gjetën copëza metalike që mendohet se i përkasin mjetit ku ishte Armandi Nelaj, por nga policia nuk është konfirmuar ende zyrtarisht pista e atentatit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds