Në akset rrugore në lagjen e stanit në Lushnje, investimi që po kryhet është në etapat e fundit. Pas kryerjes së punimeve të nevojshme nëntokë si kanalizimet dhe ujëmbledhësit e rrugës,ka nisur dje dhe përfundon sot asfaltimi total i rrugës. Ditën e djeshme është asfaltuar rruga nga rrethrrotullimi i poliklinikës deri në brendësi të rrugës Ali Fuga. Sot përfundon asfaltimi i pjesës tjetër që lidhet me rrugën e ish ndërmarrjes industriale të qumështit.

Ndërkohë po punohet edhe për plotësimin e pjesës tjetër si trotuaret dhe punime të tjera të nevojshme. Segmentet rrugore të vëna në rikonstruksion kanë pasur nevojë për ndërhyrje në to pasi kanë qenë të amortizuara si dhe është hapur më shumë rruga dhe trotuaret. Ky investim jo vetëm që lehtëson trafikun në një gjysmë unazë nga rrethrrotullimi i plasmasit në qëndër e më tej por edhe i jep më shumë jetë dhe zhvillim kësaj zone urbane shumë të rëndësishme në qytet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds