Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, në fjalën e tij për mediat pas përfundimit të Asamblesë së PS, u shpreh se sot nis faza e tretë e energjizimit të partisë.

Ai shtoi se çdo organizatë në PS do të jetë me bashkëkryetar nga një zonjë dhe një burrë, ndërsa njoftoi se më 12 maj e gjithë Partia Socialiste do të thirret për të mbajtur votimin me parimin 1 anëtar- 1 votë.

“Fillon nga sot faza e tretë e procesit të rienergjizimit. Çdo organizatë në PS do të jetë me bashkëkryetar nga një zonjë dhe një burrë. Do të kemi zgjedhje të brendshme të PS-së. Më 12 maj e gjithë PS do të thirret për votimin 1 anëtar 1 votë”, tha Klosi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds