Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar dje në ishullin Mykonos të Greqisë, ndërkohë që po kërkohen 3 bashkëpunëtorë të tij, nga të cilët njëri është identifikuar. Ata akuzohen se kishin krijuar një grup që kryente vjedhje nëpër njësi akomodimi turistike.

Siç përcaktohet nga studimi i mënyrës së tyre të veprimit (modus operandi) dhe përdorimi i kombinuar i të dhënave të mbledhura, autorët kishin formuar një grup kriminal dhe me përbërje të ndryshme çdo herë kryenin vjedhje në akomodime turistike nga të cilat kanë marrë para, sende me vlerë, veshje, orë dhe sende personale.

Gjatë operacionit u identifikua një zonë e hapur ku banonin përkohësisht në një çadër dhe kishin fshehur sendet e tyre mes shkëmbinjve.

Nga provat e gjetura dhe analiza e të dhënave të rastit janë zbardhur shtatë raste të vjedhjes së parave dhe sendeve, vlera e të cilave llogaritet në mbi 55 mijë euro. Mes viktimave të vjedhjeve është edhe një shqiptare 37-vjecare. Mes provave të sekuestruara është edhe një armë gjahu e vjedhur në vitin 2022.

Gjatë kërkimit për autorët, efektivët e policisë patrulluese dhe O.P.K.E. dje në orët e para të mëngjesit kanë pikasur të dyshuarit duke lëvizur pranë vendqëndrimit të tyre, të cilët duke parë kontrollin e afërt janë larguar me vrap. Megjithatë, më pas gjatë kontrolleve, u arrit të arrestohej 32-vjeçari A. L, i cili u kap teksa tentoi të arratisej. Si bashkëpunëtor i tij është identifikuar dhe shpallur në kërkim A.N 21 vjec, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e dy bashkëpunëtorëve të tjerë që dyshohet se janë shqiptarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds