Romeo Mersini, i njohur si “heroi i muajit tetor” pasi shpëtoi një çift të moshuarish nga flakët në Fier, është arrestuar nga policia e Fierit.

Bëhet me dije se ai ka goditur me sende të forta xhaxhanë e tij, për motive të dobëta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin R. M., 29 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta xhaxhain e tij. Për këtë rast u arrestua edhe shtetasi M. M., 32 vjeç, pasi ka goditur me sende të forta vëllain e tij, shtetasin R. M.”-njofton policia.

Mersini mori vëmendjen e publikut dhe mediave vetëm pak ditë më parë për aktin e tij heroik, duke ndërhyrë në një banesë të përfshirë nga flakët për të shpëtuar çiftin Sulejmanaj.

Ngjarja e shpëtimit ndodhi në lagjen “15 Tetori” në Fier, ku një zjarr përfshiu banesën e të moshuarve.

Mersini u tregua i guximshëm duke sfiduar rrezikun dhe duke hyrë në ndërtesën e mbushur me tym për t’i nxjerrë ata jashtë në siguri.

Por vetëm disa ditë pas këtij akti të vlerësuar nga shumë njerëz,

Romeo Mersini ka rënë në prangat e policisë pas një incidenti të rëndë. Mësohet se ai ka goditur xhaxhain e tij me sende të forta, duke shkaktuar kështu një tjetër ngjarje që e vendos atë në qendër të vëmendjes, por këtë herë për arsye negative.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds