Autoritetet e Guardia di Finanza të Perugias kanë vënë në pranga një shqiptar me akuzën e trafikut të kokainës.

Në zotërim të tij janë gjetur 16 kg kokainë me vlerë shitje me shumicë rreth 500 mijë euro e me pakicë me vlerë fitimi mbi 1 milionë euro.

Shqiptari pa precedent penal u ndalua gjatë një kontrolli rrugor në afërsi të parkimit të një qendre tregtare në komunën Castiglione del Mare.

Në automjetin e tij u identifikua anomalia e një vendi të fshehur në airbag-un e sediljes së pasegjerit.

Gjendja konfuzionale e shqiptarit e sinjalizimi nga qentë antidrogë shtynë repartin e Financës të kryejnë kontrollin në banesën e tij ku i gjetën 2 canta me 16 kg kokainë e  konfeksionuar në 15 pako. Shqiptari i vu në arrest me burg në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds