Tragjedi ne det ne plazhin e Vilëbashtovës
Tre persona të një familje babai 50 vjeç dhe dy djemtë e tij 13 e 15 vjeç u mbytën në det dje në Vilëbashtovë nje plazh modest në bashkinë e Rrogozhinës. Sipas dëshmitarëve në plazh pushuesit rastësorë rendën në ndihmë të tre të mbyturve, por nuk mundën t’i kthejnë në jetë. Ambulanca ka mbërritur një orë me vonesë.
Pronarja e një prej bizneseve shprehet se nuk ka asnjë lloj infrastrukture për të ruajtur pushuesit nga ana e instancave përkatese dhe është e detyruar të mbajë e paguajë roje bregdetare vetë.
Sot u arrestua nga policia administratori i plazhit në Vilëbashtovë, ku një ditë më parë humbën jetën tre pjesëtarë të së njëjtës familje. Pëllumb Nika akuzohet për vrasje nga pakujdesia për shkak të mos përmbushjes së kushteve të sigurisë për pushuesit në plazhin që menaxhonte. Plazhi nuk kishte roje bregdetare dhe sinjalizimin e duhur që mund t’u vinte në ndihmë tre personave që humbën jetën.