Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 75-vjeçar të dyshuar për prodhim lëndësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit të banesës së të arrestuarit, policia gjeti dhe sekuestroi 2.63 kg kanabis, një pushkë dhe municion luftarak.

“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit P. Gj., në fshatin Prekal, ku kanë gjetur rreth 2.63 kg cannabis sativa, 1 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat u sekuetruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 1 celular.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi P. Gj., 75 vjeç”, njofton policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds