54-vjeçari kishte përshtatur lokalin e tij, në lagjen “16 prilli”, në Fier për përdorim dhe shitje të dozave të lëndës narkotike kokainë.
Policia e Fierit, finalizoi operacionin policor të koduar “District”, vënë në pranga shtetasin E. R., 54 vjeç, banues në Fier.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në lokalin në pronësi të 54-vjeçarit, në lagjen “16 prilli”, shërbimet e Policisë konstatuan se ky ambient ishte përshtatur për përdorim dhe shitje të lëndës narkotike kokainë, në doza.
Nga ky ambient, me cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 50 doza të dyshuara të lëndës narkotike kokainë, 250 euro të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale dhe 3 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.