Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më datë 19.12.2024, ku personi në fjalë dyshohet se ka vjedhur 4 bateri në kabinat e një linje për shpërndarjen e internetit.

 Një 56-vjeçar në Durrës ka përfunduar në pranga pasi dyshohet se ka vjedhur katër bateri në kabinat e një linje për shpërndarjen e internetit, për t’i shitur. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më datë 19.12.2024, ku personi në fjalë dyshohet se ka vjedhur 4 bateri në kabinat e një linje për shpërndarjen e internetit. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Vodhi bateri në kabinat e linjës për shpërndarjen e internetit, identifikohet dhe arrestohet 56-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së njoftimit se ishin vjedhur bateritë në kabinat e nje linje për shpërndarjen e internetit, kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe si rezultat kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit:

56 vjeç, banues në Durrës. Nga veprimet hetimore dyshohet se 56-vjeçari, më datë 19.12.2024, ka vjedhur 4 bateri në kabinat e një linje për shpërndarjen e internetit, për t’i shitur.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds