Policia e Lushnjes ka arrestuar ditën e sotme një 44-vjeçar. Blutë njoftojnë se 44-vjeçari ka kanosur me armë zjarri, bashkëshorten e tij, në prani të fëmijës së tyre të mitur.
Falë ndërhyrjes në kohë të Policisë u parandalua ngjarja e mundshme kriminale në familje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas njoftimit të marrë se një shtetas rrezikonte të plagoste bashkeshorten e tij me armë zjarri, menjëherë kanë ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale. Në përfundim të veprimeve për këtë rast u vu në pranga shtetasi:
-B. H., 44 vjeç, banues në Lushnjë.
Arma e zjarrit tip pistoletë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.