Policia thotë se në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Maqedonisë së Veriut, shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht Burim Bajrami, 38 vjeç, banues në Gjilan.

Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 38-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Gostivarit e ka dënuar me 6 vjet burgim, për trafikim të narkotikëve. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të vuajtur rreth 1 vit e gjysmë burgim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Maqedoninë e Veriut, vijon procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds