Një 33 vjeçar është arrestuar në Fier dhe një 30 vjeçar është proceduar pasi kanë kundërshtuar efektivët e policisë në Fier. Policia bën të ditur se gjatë një kontrolli të ushtruar në dyqanin e tyre servis celularësh, u gjet një sasi e vogël kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin 33 vjeç, banues në Fier dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin 30 vjeç, pasi kanë kundërshtuar me forcë shërbimet e policisë, me qëllim për t’i penguar gjatë kryerjes së detyrës. Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e tyre servis celularësh, u gjet një sasi e vogël me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds