Një 32-vjeçari është arrestuar pasi është kapur me doza kokaine gati për shitje në makinë në qytetin e Korçës. Mësohet se në pranga ka rënë Florenc Banushi banues në Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Crackman”, për goditjen e një rasti të shitjes së lëndëve narkotike në doza. Kapet në flagrancë me lëndë narkotike kokainë në automjet dhe vihet në pranga 32-vjeçari që ushtronte këtë veprimtari kriminale.
Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike kokainë, automjeti dhe celulari i 32-vjeçarit. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve hetimore për një rast të shitjes së lëndëve narkotike në doza, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Crackman”, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë ndaluar në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, automjetin më të cilin dyshohej se qarkullonte autori i këtij rasti.
Gjatë kontrollit fizik ndaj drejtuesit të automjetit, shtetasit F. B., dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, që dyshohet se ai e posedonte me qëllim shitjen në doza.
Në përfundim të veprimeve u arrestua shtetasi F. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u sekuestrua sasia e kokainës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.