Një 27-vjeçar është arrestuar në Lushnjë, me dyshimin se ka goditur me thikë bashkëmoshatarin e tij.
Konflikti ka nisur për shkaqe banale dhe shtetasi me iniciale M.C. ka lënduar me mjetin prerës 27-vjeçarin.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. C., 27 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë me mjet prerës (biçak), shtetasin A. S., 27 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas të mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, një bashkëmoshatar të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen G. B., 22 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta, një shtetas”, njofton policia.