Një 26-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së kryeqytetit.

Blutë njoftojnë se ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

26-vjeçari, në vitin 2023, në aksin rrugor Bulqizë- Shupenzë, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte një person.

Njoftimi: 

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Lokalizimi”.

Falë inteligjencës policore, shërbimet e Seksionit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe në DVP Tiranë në bashkëpunim me DVP Dibër, lokalizojnë dhe ndalojnë një shtetas me rekorde të shumta kriminale dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Shërbimet e Seksionit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale në DVP Tiranë në bashkëpunim me DVP Dibër, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Lokalizimi”.

Si rezultat i këtij operacioni, në Unazë te Re, ditën e djeshme, është lokalizuar dhe ndaluar shtetasi E. K. (T)., 26 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

26-vjeçari, në vitin 2023, në aksin rrugor Bulqizë- Shupenzë, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin shtetasin E. L.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds