Një 24-vjeçar me inicialet M.N., është arrestuar në Tiranë pasi mbante një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Bëhet me dije se Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, realizoi kontrolle të befasishme në Tiranë për kapjen e shtetasve që lëvizin me lëndë narkotike, armë zjarri dhe sende të kundërligjshme.

Njoftimi;

Nga kontrollet e befasishme të kryera në zona të ndryshme në Tiranë, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje, për të cilin u arrestua shtetasi M. N., 24 vjeç. Në rrugën “Xhanfize Keko”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “BMW” që drejtonte ky shtetas, në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur një çantë supi ku 24-vjeçari mbante një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds